“Po vjen furtuna …”, Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Përgatituni për stuhi shiu dhe përmbytje

Bashkia e lezhës ka paralajmëruar qytetarët se në ditët e para të javës së ardhshme parashikohet përkeqësim i motit.

Përmes rrjeteve sociale Bashkia njofton se mbrëmjen e 29 Gushtit pritet të ketë furtunë shiu, dhe mund të ketë përmbytje.


Njoftimi i Bashkisë Lezhë:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma, duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!


Shtuar 27.08.2023 20:07