Po transportonte goma në Sarandë, përfshihet nga flakët fugoni (FOTO LAJM)

Një fugon i ngarkuar me goma makinash, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.

Nuk dihen rrethanat por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.

Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje erdhi zjarrfikësja e Memaliajt, furgo bashkë me mallin brenda është djegur. Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.


Shtuar 22.06.2021 08:28