Po sulmon qeverinë Rama? Braçe shpërthen në akuza për rritjen e çmimit të kafes: Pazar banal, po na zhvasin!

Pavarësisht se në distancë, ish-zv kryeministri Erion Brace nuk ka ndaluar akuzat ndaj qeverisë për fenomene të fundit në vend, si bujqësia, papunësia.

Së fundmi, Brace ka reaguar ashpër edhe për rritjen e cmimit të kafes në vend me 20 lekë.

Braçe shkruan se ky është pazari më banal që është bërë në vend e se për këtë kanë frikë të flasin dhe të reagojnë.

Braçe thotë më tej se për 20 vjet nuk është rritur çmimi mirëpo tani po pranohet gjithçka që zhvatësit po bëjnë me këtë treg.

POSTIMI:

DO RRISIM CMIMIN E KAFESE SE DUAM! Ky eshte pazari banal ne kete vend, treg as qe mund te quhet ndonjehere.

Lexojeni cfare thote: U RRIT HEKURI, CIMENTO, GRURI, KESHTU QE TEKNIKISHT DO RRITET DHE KAFEJA; KEMI 20 VJET E SE KEMI RRITUR CMIMIN E KAFESE!

Gjejeni lidhjen! Keshtu ndodh kur ketu ka frike te flase kush per rregull, ligj, konkurrence, abuzim; thjesht pranohet gjithcka qe zhvatesit bejne! /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 26.09.2021 10:21