Po shuanin flakët që shpërthyen nga i nxehti, vdesin dy zjarrfikës në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të valës së të nxehtit janë përfshirë nga zjarri. Komuniteteteve të zonave ku ka rënë zjarr u është kërkuar të revakuuohen, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët në kushte ekstreme.

Dy zjarrfikës në Arizona kanë humbur jetën, pasi avioni i tyre u rrëzua ndërsa po i përgjigjeshin zjarrit.

Ndërkohë, në Las Vegas të shtunën temperaturat kanë arritur në 47.2 gradë Celsius.

Zjarrfikësit që luftojnë me zjarret e shumta në rajon, thonë se ajri është aq i thatë sa një pjesë e mirë e ujit që hidhet nga avionët për të shuar flakët avullohet para se të arrijë në tokë./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 15:18