Po shiste kokainë, 22-vjeçari hedh qesen në tokë sapo sheh “Shqiponjat” dhe ikën me vrap

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili po shiste kokainë në rrugën “Besim Imami”.

I riu, sapo ka parë forcat Shqiponja, ka hedhur në tokë një qese kokaine dhe është largur. Por Arratia nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap disa minuta më vonë

” Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë”, njofton Policia./albeu.om

 


Shtuar 2.10.2021 11:52