Po shihte ndeshje futbolli në stadiumin e “Maracana-s”, momenti kur policia arreston bosin e drogës (VIDEO)

Një bos i madh droge është arrestuar nga policia e Rio de Zhaneiros teksa po ndiqte një ndeshje futbolli në stadiumin ‘Maracanã’.

Marco Aurelio dos Santos Roch, i njohur më mirë si “Foka”, është vënë në prangat e policisë në momentin kur ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen e Fluminense në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit kundër Fortaleza, tha policia e Rios në një deklaratë.

“Foka” kishte veshur një fanelë të Fluminense me pseudonimin dhe numrin 13 në të, kur policia iu afrua. Ai identifikohet nga Policia, si drejtuesi i dyshuar i trafikut të drogës në një kompleks favelash në qytetin Belford Rox, ose në zonën metropolitane të Rio de Zhaneiros. ‘Foka’ u konsiderua si i arratisur, pasi ndaj tij ishin lëshuar tashmë dy urdhra arresti dhe sipas Policisë, ai është përgjegjës për disa vrasje.

Fluminense barazoi 2-2 kundër Fortaleza-s, dhe kaloi në gjysmëfinale të ‘Copa do Brasil’, pasi kishte fituar në transfertë 1-0 në ndeshjen e parë./albeu.com