Po raportonte live, gazetarja përplaset nga makina (VIDEO)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një gazetare e cila ishte në transmetim të drejtpërdrejtë nga Virxhinia Perëndimore.

Gjatë transmetimit, ajo u përplas nga një makinë dhe pamjet ishin duke u transmetuar.

Tori Yorgey, gazetare në WSAZ, mbulonte motin dhe fatmirësisht pas përplasjes nuk pësoi dëmtime të rënda.

“Oh Zot! Sapo më goditi një makinë, por jam mirë. Sapo u godita nga një makinë, por jam mirë Tim”, tha Yorgey.

Pasi u sigurua që shoferi ishte në rregull, Yorgey rregulloi kamerën e saj dhe vazhdoi me ngjarjen për të cilën po raportonte.

“Por përsëri, Tim, do të kthehemi te raporti, apo jo? Jemi në Roxalana Hills Drive në Dunbar. Këtu është ndërprerja kryesore e ujit”, tha Yorgey./albeu.com/


Shtuar 20.01.2022 18:29