Po punonte në pallat, bie nga lartësia 50-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një punonjës ka rënë nga lartësia nga pallati ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.

Fatmirësisht punonjësi i moshës 50-vjeçare është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 10:31