Po punonte mbi çati, rrëzohet punëtori 37 vjeçar

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dritas, ku një 37 vjeçar është rrëzuar nga çatia.

“Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.06.2021 09:35