Po punonte dhe ra nga lartësia në Tiranë, vjen reagimi i policisë

Policia ka reaguar për ngjarjen tragjike në zonën e Kasharit në Tiranë, ku humbi jetën një 50-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se P. A., 50 vjeç ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/