Po priste dru në pyll, vdes 55 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 55 vjeçar ka humbur jetën teksa priste dru.

Viktima i identifikuar si A.P. u gjet pa shenja jete rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, nga familjarët.

55 vjeçaei dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 11.03.2021 12:11