Po planifikonte vrasje?! Armë zjarri dhe shënjestër optike, pistoletë për të realizuar qitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili posedonte droga të forta, armë zjarri dhe armë të ftohta në automjet dhe në banesë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brryli”,  u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com. 


Shtuar 28.08.2023 09:37