Po përgatiteni për fundjavën? Fillimisht mësoni si do të jetë moti

Me rritjen e temperaturave, nuk mungojnë as planet për të kaluar fundjavën pranë bregdetit.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti i kthjellët pritet të dominojnë gjatë fundjavës në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore kryesisht ditën e shtunë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë.


Shtuar 7.05.2021 14:44

Tags: ,