Po pastronte pusin në Kamzë, bie brenda dhe humb jetën 65 vjeçari

Një shtetas 65-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në kamzë pasi ka rënë brenda një pusi.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke pastruar pusin në momentin që humbi jetën.

Besohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë.

Viktima është shtetasi me inicialet Q. H., 65 vjeç, i cili po pastronte pusin e shtetasit QM.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 14:09