EMRAT/ Po pastronin pusin në Mallakastër, dy burra bien brenda

Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj, në Mallakastër, duke pastruar një pus uji, kanë rënë brenda. Policia njofton se është bërë e mundur nxjerrja e tyre. Ata kanë shenja jete dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.07.2022 12:18