Po parakalonte një motor, “Benzi” përplas nënë e bijë në Fier

Një aksident i rëndë është rregjistruar mëngjesin e sotëm në Fier.

Një autoshkollë, tip ‘Benz’ ka përplasur nënë e bijë. Mjeti po parakalonte në mënyrë të gabuar një motor. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kallm.

Nënë e bijë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Shtuar 5.06.2021 09:55