Po ngjiste malin me motoçikletë në Tepelenë, turisti bie në humnerë

Një turist ka rënë në humnerë në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë në kuadër të një turi të sporteve malore.

Motoçikleta i ka dalë nga kontrolli dhe ndërsa po përpiqej të ngjiste majën, ka rënë në humnerë.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe forcat policore.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak.

Në datën 08.09.2022, rreth orës 12:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Përroi i Salarisë”, në fshatin Salari, Tepelenë, shtetasi i huaj O. L., 57 vjeç, banues në Gjermani, duke drejtuar motorçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, për pasojë është dëmtuar në këmbë dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 12:26