Po loznin në shtëpinë e pabanuar në Pogradec, fëmijët gjejnë dy kallashnikovë

Disa fëmijë duke lozur në një shtëpi të pabanuar në Pogradec, kanë gjetur armë zjarri.

Armët ishin modele të tipit 56, kalibër 7.62 mm që përkon me kallashnikovin ose pushkëve. Banesa në të cilën janë gjetur armët ishte në pronësi të një shtetasi që jeton në Angli.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur procedurat e para hetimore./albeu.com

 


Shtuar 26.09.2021 16:20