Po lëvizte me biçikletë, 65-vjeçari përplaset për vdekje në Krujë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë Thumanë, ku ka ndërruar jetë shtetasi Ded Bushi 65-vjeç.

Viktima ka qënë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një mjet tip “Benz” që drejtohej nga A.N. në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

65-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksident. /albeu.com/

 


Shtuar 12.11.2021 15:32