Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se Sali Berisha dhe Albana Vokshi po përpiqen të heqin vëmendjen nga afera korruptive me inceneratorin e Elbasanit ku u arrestua Lefter Koka.
Berisha i është përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se ai vetë ka qenë i pari që e ka denoncuar këtë aferë mega korruptive që nga viti 2015
“Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zedheneses se Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.
Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.
Sëpari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokes, Berisha ka publikuar dy reagime te forta nder te cilat nje deklerate shteruese ne FB e tij ne te cilen fakton ne menyre te pakundershtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegesave eshte Kreu i Meduzes se organizates kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi”.
Berisha gjithashtu i është përgjigjur Bashës dhe në lidhje me tensionet në selinë e PD-së.
“Por sa me lart nuk mund te largoje per asnje moment vemendjen dhe shqetesimin per sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyren e vertete te Lul Burracakut per figuren dhe rolin e zonjave ne Partine Demokartike! I bejme me dije burracakut Basha se do mbaje pergjegjesi personale ne perballje me mijera demokrate, per cdo provokim apo incident qe njerez te paguar prej tij do guxojne te bejne ndaj anetareve dhe drejtuesve te Partise Demokratike”, thuhet në reagim./albeu.com