Një 50-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Bëhet fjalë për shtetasin M. Kastrati, i cili është ndjerë keq ndërsa po lahej në det.
Policia kufitare që po patrullonte në zonë ka ndërhyrë për shpëtimin e tij.
Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari nga Rrashbulli i Durrësit mund të ketë kaluar një parainfarkt.
Në rrezik mbytjeje ka qenë dhe mbesa e tij 13-vjeçare, por fatmirësisht, pas nxjerrjes ne breg dhe ndihmës nga familjarët dhe policia kufitare, të dy janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/