Po kultivonte kanabis pranë banesës së tij, arrestohet 54-vjeçari në Lezhë

Policia ka vënë në pranga një  54-vjeçar në Lezhë pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë. /albeu.com/

 


Shtuar 22.09.2021 09:17