Po ktheheshin nga Shqipëria, detaje të reja nga aksidenti me 30 nxënës në Kosovë

Po ktheheshin nga Shqipëria, detaje të reja nga aksidenti me 30 nxënës në Kosovë

Gjatë ditës së shtunë ka ndodhur në aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur të lënduar rreth 30-të persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra (30) persona që kanë pësuar lëndime”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, autobusi ishte me maturantë nga Presheva të cilin po ktheheshin nga Shqipëria për në shtëpi.


Shtuar 13.05.2023 22:03