Po konfirmon lidhjen e re të dashurisë? Me trëndafila dhe tullumbace, Don Xhoni poston videon

Don Xhoni është njëri nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptar.

Përtej kësaj, këngëtari nga Drenica, komentohet shumë edhe për jetën e tij private.

Muaj më parë ai u komentua për lidhjen e më pas ndarjen nga modelja ruse.

Së fundmi, ai ka postuar në “Instastory” një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij.

Ndërkohë Don Xhoni, po shijon suksesin e këngës “Katile”./albeu.com