Po kalonin nga jugu në veri të Gazës, ushtria izraelite qëllon palestinezët

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën shtatë persona janë plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri teksa po përpiqeshin të shkonin në veri të Gazës.

Dëshmitarët okularë në zonën e Wadi Gazës thonë se trupat izraelite synonin njerëzit që përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi, sipas Wafa, shkruan BBC.

Izraeli ka thënë më parë se nuk do të lejojë që njerëzit të kthehen në veri të Gazës gjatë pauzës së luftimeve, pasi thotë se zona është ende një zonë lufte aktive.

Ushtria izraelite thotë se po shqyrton raportet./albeu.com


Shtuar 24.11.2023 13:49