Po ju bien flokët? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Duhet të dini se çdo fije floku rinovohet gjatë gjithë jetës në 25 cikle nga 4-5 vjet secili? Dhe këto cikle mund të kryqëzohen me njëri- tjetrin duke shkaktuar një rënie më të madhe. Në këto raste duhen synuar trajtime që mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin jetësor të flokut.

Flokët rriten shpejt (afërsisht 1 cm në vit deri ne 50 cm çdo 5 vjet) dhe për ta mbajtur nën kontroll këtë, organizmi është i predispozuar që të rrëzojë çdo fije floku çdo 4-5 vjet duke e përsëritur këtë cikël. Floku ka një cikël të ndarë në 3 faza që përsëriten: ANAGEN, KATAGEN e TELOGEN.

ANAGEN
Është faza e rritjes që zgjate mesatarisht 3 vjet tek femrat dhe 6 tek meshkujt. Gjatë fazës fillestare papila e lëkurës stimulon qelizat e lokalizuara të cilat japing një rritje të qelizave folikulare; përhapja e këtyre të fundit bën që floku të rritet.

KATAGEN
Kjo fazë zgjat mesatarisht nga 2 deri në 3 javë dhe është faza e ndalimit të shtimit të funksioneve vitale.

TELOGEN
Zgjat mesatarisht 3 muaj dhe është faza e pushimit total: mungon çdo lloj aktiviteti i flokëve, këto qeliza nuk rriten dhe nuk transformohen. Pas 3 muajsh flokët bien për shkak të shtyrjes nga një flokë i r ii cili ka filluar të rritet. Në këtë mënyrë floku kalon sërish në fazën e parë.

Gjatë gjithë jetës floku rinovohet rreth 25 herë: 25 cikle për 4-5 vjet secili japing një garanci për flokë për 100-125 vjet.

Ndërkohë që për arsye të ndryshme, këto cikle mund të kryqëzohen dhe për shembull faza e parë bëhet më e shkurtër dhe faza rënies së flokut më e gjatë. Rënia e flokëve haset më shpesh nga konsultat me dermatologë.

Ekzistojnë 2 lloje të rënies së flokëve: rënia e rastësishme dhe rënia kronike.

Rënia e rastësishme është rezultat i çekuilibrimit të përkohshëm të ciklit jetësor të flokut ose që varet nga faktorë të jashtëm si: stresi, dieta, hormone, post-shtatzania ose menopausa, marrja e mjekimeve, ekspozimi i shumë ndaj rrezeve ultraviolet etj.

Rënia kronike e flokëve është e programuar gjenetikisht dhe ndodh për shkak të mbindjeshmërisë ndaj hormoneve mashkullore.

Për të ngadalësuar rënien e flokëve mund të veprohet në dy mënyra: duke modifikuar efektet e hormoneve mashkullore dhe e dyta dua zgjatur fazën e rritjes së flokut. Asnjë mjekim nuk mund të japë rezultate të përhershme me një cikël të vetëm mjekimesh, por mund të ketë rezultate përsa kohë ju i përdorni ato./albeu.com


Shtuar 5.06.2022 17:41