Po jep dorëheqjen për shkak të moshës? Papa Francesku: As që më shkon në mendje!

Papa Francesku u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve duke mohuar dorëheqjen. Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri.

“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin.

Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen!

As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq,”- tha ai duke bërë të qartë se nuk do të dorëhiqet.

Vetëm para një jave, mediat italiane shkruain se Papa Françesku po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, pasi ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor.

 


Shtuar 1.09.2021 21:57