“Po ja bëni dhuratë Ramës”, deputeti i PD-së: Protesta më 6 dhjetor akt që do të dëmtojë opozitën

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha la të nënkuptonte se protesta e radhës do të ishte më 6 dhjetor.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e deputetit demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili shprehet se kjo datë përkon me Samitin e BE-Ballkani Perëndimor dhe se protesta në atë datë do të ishte një gabim dhe një akt që do ta dëmtonte opozitën.

Reagimi i Çollakut:

Thirrja e nje proteste ne 6 dhjetor ,diten kur ne Tirane mblidhen liderat e BE,si nje akt te forte demonstrimi gjeostrategjik te se ardhmes se Ballkanit Perendimor ne kundershtim te perpjekjeve ruse per destabilizim te Ballkanit..,eshte e gabuar dhe nje akt qe e demton opoziten ne planin nderkombetar.

Thirrja e nje proteste ne Tirane ndersa mblidhen kreret e BE,do te ishte nje dhurate e pamerituar per Edi Ramen.

Une shpresoj mendjet e qeta e te kthjellta do te ndalin kete akt qe do te lexohet keq..

Per te protestuar kemi cdo dite te vitit.

Ne 6 dhjetor mos ia beni Rames kete dhurate…/albeu.com


Shtuar 18.11.2022 13:55