Po i ndiqte policia, përplasen 2 furgona me klandestinë në Këlcyrë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Këlcyrës.

Mësohet se janë përplasur dy furgona që po transportonin klandestinë që po ndiqeshin nga policia.

Gjithashtu, sipas informacioneve të deritanishme, bëhet e ditur se kanë qenë dy furgona të mbushur me 15 klandestine nga Lindja e Mesme që kishin hyrë ilegalisht nga Pika e Kalimit Kufitar të Tri Urave në Përmet.

Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, dy shoferët e furgonave janë arrestuar dhe klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.

 


Shtuar 21.08.2023 07:09