Katër persona pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.
Sipas dëshmisë së njërit nga të dëmtuarit, aksidenti ndodhi gjatë kohës që po riparonin motorin. Ai tregon se po i ndërronin kandelet pasi ishin dëmtuar dhe në atë moment mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë mori flakë.
Të lidhura
None found
Po i bënim shërbim ishin nxehur kandelet dhe po i ndërronim se ishin dëmtuar, më pas mori flakë nga benzina që ishte derdhur.
Deri tani bëhet me dije se gjatë kohës së shpërthimit në skaf kanë qenë katër persona, dy nga të cilët ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në QSUT në repartin e djegieve.
Kujtojmë se njëri prej të dëmtuarve ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet se ka marrë djegie edhe më të rënda. Për këtë arsye, mjekët kanë vendosur transportimin e tyre në struktura shëndetësore me mundësi më të specializuara trajtimi.
Policia bëri me dije se rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë u paraqitën katër shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Nga verifikimet e para rezultoi se ata kishin pësuar dëmtime gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, pasi kishin rënë në kontakt me lëndën djegëse, benzinë.
