Po hynte në shtëpi, dy persona sulmojnë policin në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë

Foto ilustruese

Dy persona janë konfliktuar me sende të forta ndaj shtetasit M.M punonjës policie.

Polici po hynte në shtëpinë e  tij në momentin kur dy personat e kanë goditur duke i shkaktuar dëme fizike.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt./albeu.com