‘Po e laja, komshinjtë lajmëruan policinë per dhunë’. Fama pas maçokut me viral shqiptar

Sot në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Taulanti dhe maçoku i tij bukurosh Pablo i njohur në TikTok si “Angry Cat”.

Llogaria e tyre numëron me miliona klikime dhe maçoku “i inatosur” ka arritur të bëj fansa nga e gjithë bota. Në videot që postojnë i shohim duke luajtur apo në situata gazmore, kur ndër to është edhe video ku Pablo “qan” apo mjaullinë teksa Taulanti e lanë, duke bërë shumë zhurmë.

Të lidhura

None found

“Kanë menduar se isha duke rrahur një femër. Më kanë ardhur policët direkt për kontroll, unë që isha me maçin në dorë. Komshinjtë mosha e tretë i bëjnë tragjike gjërat. Kam hasur problem në fillime, me klientët në lokale. Tani e kemi gjetur rehatinë tonë.” – shprehu Taulanti në lidhje me videon në fjalë, por edhe mbi reagimet e të tjerëve.

Llogarinë e kanë hapur në 2019 pak para pandemisë dhe një video e postuar krejt rastësisht u ka dhënë famën e sotme.

“Kam hedhur një video duke i afruar mishin Pablos, shkoi diku te 4 milionë klikime dhe 30-40 mijë followers-a plus. S’e kisha menduar kurrë, hidhja video normale ose amatore, më pas fillova të përkushtohesha më tepër… Nuk kam dashur kurrë të marr një kafshë në shtëpi sepse e kam pasur problem ndarjen, dhe i bllokoj njerëzit kur më thonë ‘si do ja bësh kur mos e kesh më?’” – shprehu Taulanti për Abc News.


Shtuar 10.05.2022 18:09