Po digjte mbeturinat, por flakët u përhapën në kodrën e Zejmenit, procedohet penalisht 67-vjeçari në Lezhë

Policia ka proceduar penalisht autorin e dyshuar të zjarrit në fshatin Zejmen të Lezhës, raporton albeu.com.

67-vjeçari, ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.

Njoftimi i policisë:  

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në kodrën e fshatit Zejmen, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

L.M., 67  vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 11:21