“Plumbi i Artë”, lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës

Gjykata ka lënë në burg shtetasin Agim Gjini, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

49-vjeçari është një ndër bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./albeu.com


Shtuar 21.08.2022 10:29