“Plumbi i Artë” kalon për gjykim, kthehet për hetim edhe dosja për Talo Çelën

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Plumbi i Artë”.

GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen për Talo Çelën lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale, teksa u zbërthye nga dëshmitë e disa prej të pandehurve që u kthyen në bashkëpunëtor të drejtësisë ku më kryesori ishte Nuredin Dumani.

Disa prej avokatëve të të pandehurve kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa gjykata do të shprehet në një datë tjetër./albeu.com


Shtuar 29.01.2024 10:38