Duke raportuar nga Kievi, një ekip i Sky News u zu në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave ku për pak sa nuk arriti të dilte i gjallë.
Vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë.
“Më kujtohet se pyesja veten nëse vdekja ime do të ishte e dhimbshme,” shkruan korrespondenti Stuart Ramsay.
“Dhe më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës”.
Shikoni KËTU pamjet e frikshme të sulmit.