Plot 6 gola, Liverpool triumfon ndaj Man United (VIDEO)

Liverpuli ka arritur të marrë një fitore spektakolare 2-4 në shtëpinë e Mançester Junajtid duke thyer kështu mallkimin pasi “të kuqtë” kishin 7 vite që nuk fitonin në “Old Trafford”.

Junajtid kaloi e para në avantazh me golin e mesfushorit Bruno Fernades në minutën e 10-të të takmit të shfrytëzoi një gabim trashanik të mbrojtësit Filips.

Liverpuli arriti të përmbysë rezultatin që në pjesën e parë me supergolin me finte të Zhotës dhe golin me kokë të Firminos në minutat shtesë. Pjesa e dytë nisi furishëm për “redsat” të cilën realizuan dhe golin e tretë me brazilianin Firminon në minutën e 47-të të takimit.

Për të ngushtuar shifrat mendoi Rashford, i cili në minutën e 68-të shfrytëzoi saktësisht një pasim të sulmuesi Edison Kavani duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e fundit të takmit, Salah vulosi gjithçka, teksa egjiptiani realizon golin e 21-të në këtë kampionat.

Me këtë fitore Liverpul ngjitet në vendin e pestë duke ngushtuar në 3 pikë diferencën me Çelsin e vendit të katërt, por skuadra e Klop ka një ndeshje më pak.


Shtuar 13.05.2021 23:24