Plazhet më të mira në botë për vitin 2023

Sipas renditjes së re të Tripadvisor, Baía do Sancho në Brazil është vija bregdetare më e mirë në botë për vitin 2023. Lista e plazheve u përpilua nga “Tripadvisor’s Travelers’ Choice Awards” dhe bazohet te miliona komente të udhëtarëve që i kanë vizituar këto vende, gjatë vitit 2022.

Ishujt Karaibe u ngjitën në vendin e dytë nga vendi i pestë ku renditeshin vitin e kaluar. Lista pasohet nga plazhi Broome në Australi, ku mund të shijohet një nga përvojat më të bukura: një udhëtim me deve gjatë perëndimit të diellit në vijën bregdetare të Oqeanit Indian.

Nga kontinenti europian listohen tri plazhe – Reynisfjara në Vik, Islandë; Praia da Falésia në Olhos de Agua, Portugali, si dhe Spiaggia dei Conigli në Siçili. Rëra e bardhë e ujërat e cekëta të Siçilisë janë në kontrast të vërtetë me rërën e zezë, ujin e errët dhe formacionet mahnitëse të plazhit Reynisfjara, të cilat u shfaqën në serialin “Game of Thrones”.

Tripadvisor ka publikuar gjithashtu një listë të veçantë kushtuar plazheve të SHBA-së, ku Havai renditet në krye me tri plazhe dhe ndiqet nga Florida dhe Kalifornia.

Dhjetë plazhet më të mira në botë për vitin 2023, sipas Tripadvisor

Baía do Sancho – Fernando de Noronha, Brazil

Eagle – Aruba, Karaibe

Cable – Broome, Australi

Reynisfjara – Vik, Islandë

Plazhi Grace Bay – Turks and Caicos, Karaibe

Praia da Falésia – Olhos de Agua, Portugali

Plazhi Radhanagar – Ishulli Havelock, Indi

Spiaggia dei Conigli – Siçili, Itali

Plazhi Varadero – Kubë, Karaibe

Plazhi Ka’anapali – Maui, Havai.


Shtuar 2.03.2023 22:43

Tags: