Plazhet bosh e abuzime? Çepani: Do pëlciste, bregdeti me lekë jo të pastër

Këtë të mërkurë në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Arbër Çepani, Gladiola Dona dhe Antoneta Koçi të cilët biseduan për jugun shqiptar dhe pushimet e shtrenjta në bregdet.

Arbri tha se është situatë për të reflektuar dhe pse pjesa e madhe e bizneseve akoma nuk kanë reflektuar sepse mendojnë që janë në mes korriku dhe shpresojnë që në gusht do të kenë një bum.

“Është një situatë që në një moment të caktuar do pëlciste kjo fluska e madhe. Mua më duket sikur i gjithë biznesi sidomos në bregdet është i ngritur për lekun jo të pastër. Vihet një çmim hoteli dhome 400 euro këtë nuk mund ta mendosh që një shqiptar edhe kur ka lek dhe ka tru në kokë ta paguajë atë gjë se me 400 euro shkon dhe në Maldive. Në një fare sensi ofendon edhe inteligjencën e dikujt dhe ndërkohë shërbimi dhe konteksti është ai që është”.

Sipas Arbrit,  kanë mbetur plazh publik vetëm një plazh në Himarë, ndërkohë që në jug funksionon efekti domino nëse e rrit dikush çmimin e bëjnë edhe të tjerët me radhë.

Ndërkohë Antoneta tha se vendet më të populluara në jug janë ato që janë më të shtrenjtë.  Megjithatë ajo tha se gjejnë vende ekonomike apo luksozve, madje këto të fundit tha se abuzojnë.

“Ka abuzime, edhe tek këto që janë luksoze por e teprojne se po e shikojnë që njerëzit vetëm për t’u dukur dhe komoditete paguajnë. Ka edhe raste paragjykimi, porosis vetëm sallatë e shohin çuditshëm”.

Nga ana tjetër, Gladiola tha se në këtë sezon turistik kanë ndikuar shumë faktorë që vendet janë bosh çmimet e larta, trendet e botërore si lufta etj. Çmimet janë të larta dhe nuk ka diversitet të tyre tha Gladi.

“Janë shumë gjëra të përziera, jo vetëm çmimet e larta, janë dhe trendet botërore, lufta etj. Një ndryshim në mendësi do ishte mirë të ndodhte.  Nuk duhet të mburremi që Shqipëria është më e lira. Nuk duhet të mburremi me çmim të lirë, duam një kategori klientësh që shpenzon, por ama ajo çka ofrojmë duhet të justifikojë çmimin. Por në fakt është e vërtetë, të gjithë fotot që na vijnë nga miqtë, njerëzit, bashkëpunëotrët, plazhet janë bosh”.