Plasin vjedhjet në Tiranë, Policia me “dorë të hekurt”

Policia ka arrestuar 4 persona në Tiranë, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Kryesisht akuzat janë për vjedhje, ndërsa shënohen edhe raste dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit A. Th., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi i shtetasit të mitur me iniciale M. B., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit K. S., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. R., 49 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 13.04.2021, shtetasi E. R., 30 vjeç, kallëzon se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 14.04.2021, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e shtetasit L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

•Më datë 14.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 48 vjeç,  pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur rojen e një parkingu.

•Më datë 14.04.2021, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikur, në ambientet e kompanisë me administrator shtetsin L. J., kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 15.04.2021, në parkingun e një lokali, dy persona ende të paidentifikuar, kanë marrë me dhunë një mjet dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 15.04.2021 09:22