Ardhja e artistit serb, Goran Bregoviç nuk u mbështet nga shqiptarët që kur Bashkia Korçë bëri publike ftesën për të.
Artistë e emra të njohur të ekranit shqiptar dolën kundër ardhjes së tij e madje u menduan dhe plane për prishjen e koncertit. Gjithsesi Bashkia e Korçës këmbënguli dhe Goran Bregoviç mbajti mbrëmjen e djeshme koncertin e tij të parë në Shqipëri.
Siç pritej koncerti i artistit serb nuk kaloi pa trazira dhe gjatë performancës së tij u lëshuan kapsolla e gaz lotësjellës.
Por Bregoviç ka bërë vetëm pak orë më parë reagimin e parë pas koncertit në Korçë dhe ka shpërndarë një video në Instagramin e tij ku publiku këndon bashkë me artistin dhe duket sikur po dëfrehen e kalojnë mjaft mirë./albeu.com/