Jo më larg se disa javë më parë futbolli serb u trondit nga dorëheqja e presidentit të Federatës të futbollit, Slavisa Kokeza i cili ishte nën akuzë për rrëmbime, pjesëmarrje në grup criminal dhe trafikim lëndësh narkotike ndërsa tani sërish sporti më i ndjekur në këtë vend goditet nga trukimi i ndeshjeve.
Mësohet se UEFA kishte sinjalizuar federatën e vendit ballkanas për disa ndeshje të dyshimta, të përsëritura si të trukuara dhe ka kërkuar masa ndaj tyre që duket se nuk kanë vonuar.
Të lidhura
None found
Kështu në ligën e dytë, ekipi i Jagodinas është sinjalizuar për trukimin e ndeshjes së javës së kaluar ndaj Zeleznicar e cila përfundoi 2/1 me pjesë, një nga format më të preferuara të trukimeve që kanë edhe koefiçent të lartë teksa sfida përfundoi 1-2 në pjesën e parë dhe 5-2 në përfundin. Ekipit të Jagodinas i hiqen 6 pikë nga renditja dhe u gjobit me 51 mijë euro nga Federata.
Edhe ekipi Borac Cacac e pësoi ashtu si Jagodina në ligën e dytë me 34 mijë euro gjobë dhe 6 pikë zbritje nga renditja aktuale në kampionatin që vijon ende.
