Mbrëmjen e djeshme, një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë. Ngjarja ështe regjistruar pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në ambientet e një hoteli, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Përplasja ka eskaluar në dhunë me grushta, shkelma dhe sende të forta, ndersa raportohet se është përdorur edhe një mjet prerës, dyshohet thikë.
Si pasojë e përplasjes, dyshohet për persona të plagosur.
Burime nga Policia e Vlorës, bëjnë me dije se katër persona jane shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.