Policia e Peqinit, ka referuar një rast të pazakontë, ku një çift bashkëshortësh, kanë dhunuar fizikisht njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Për pasojë, autoritetet nisën hetimet ndaj tyre, në gjendje të lirë.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40-vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta”, njofton policia.