Plas sherri në Lazarat, 3 vëllezër zihen me 2 të rinj, ka të lënduar

Policia, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se 5 persona janë përfshirë në një sherr në fshatin Lazarat. Ende nuk dihet shkaku i sherrit, ndërsa mësohet se ata janë lënduar nga dhunë. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve:  H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç,  të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 20.01.2022 12:59

Tags: ,