Ditën e sotme, dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit. Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H. dhe 46-vjeçari H. Gj. janë shoqëruar në polici pas konfliktit me punonjësin 62-vjeçar.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.