Plas sherri mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 17 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë pasi kanë goditur me mjet prerës një 17 vjeçar. Mësohet se A.Ç. si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“I. H., 17 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, pasi në Yrshek, për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin e mitur me iniciale A. Ç., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 10.06.2021 12:06