Plas keq në selinë e PD-së, mbeshtesit e Bashës po perleshen me mbeshtesit e Berishës (VIDEO)

Tensionohet situata në selinë e PD-së teksa protestuesit e Berishës janë përplasur me mbështetësit e Berishës.

Një protestues ka arritur që të ngjitet me shkallë në kati ne dytë të godinës, ndërsa aty i janë përgjigjur persona me gaz të bardhë dhe kanë nxjerrë një tavolinë.

Ndërkohë në një ambient tjetër të godinës, në ballkon janë përplasur me shkopinj dhe gaz një grup tjetër të mbështetësve të të dyja kampeve.

Po ashtu në disa ambiente të selisë, nga dyert dhe dritaret është hedhur një gaz i barë që nuk dihet në se është apo lot sjelllës

Reagon policia: Nuk është hedhur asnjë send i kundërligjshëm në selinë e PD nga strukturat policore
Nga ana tjetër, Policia e shtetit mohon përfshirjen në incidentet dhe pohon se nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.


Shtuar 8.01.2022 12:40