Cristiano Ronaldo tha “jo”, por shokët e tij të skuadrës së Atalantas u siguruan që Robin Gosens të merrte një fanellë të CR7.
Pasi kishte luajtur kundër Juve, mbrojtësi gjerman e pyeti Ronaldon nëse ai mund të kishte fanellën e tij të ndeshjes.
View this post on Instagram
“Pas bilbilit të fundit, unë shkova tek ai, madje nuk shkova në audiencë për të festuar… por Ronaldo nuk pranoi,” zbuloi Gosens.
“E pyeta: ‘Cristiano, a mund të kem bluzën tënde?’
“Ai vetëm tha: ‘Jo’. Isha skuqur plotësisht dhe më vinte turp. Unë u largova dhe u ndjeva i vogël. E dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vërejtur atë? Kështu u ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh”.
Shokët e ekipit të Gosens në Gewiss Stadium bënë shaka për faktin se Ronaldo e refuzoi atë dhe vendosën të bashkohen për t’u siguruar që ai të merrte një fanellë të CR7 në fund të fundit.