“Nuk e ndjek më Lulzim Bashën në bojkot”. Kjo është deklarata e Agron Dukës në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.
Duka tha se ai do të marrë mandatin parlamentar dhe se nuk është më dakord për bojkot, pavarësisht se deri tani e ka ndjekur Partinë Demokratike në të gjitha vendimet që ka marrë lidershipi i saj.
I pyetur nëse ka marrë ftesë nga Edi Rama për të bashkëpunuar, Duka deklaroi se nuk ka marrë një ftesë të tillë, madje edhe ftesën që Rama i bën herë pas here Bashës, e konsideron të pasinqertë.
Ylli Rakipi: Ju ka ardhur ndonjë ftesë nga Rama?
Agron Duka: Jo nuk më ka ardhur ftesë nga Rama. Madje edhe për ofertën e Bashës, nuk mendoj se është e sinqertë. Mua pse do të më bëjë ofertë, kur ka 77 mandate? Ajo që shpëton Edi Ramën nga kjo lloj trysnie është të bëjë zgjedhjet vendore, që të shpërndahet pushteti. Nuk e shpëton as Gon Duka, as Shpëtim Idrizi, as ndonjë tjetër.
Ylli Rakipi: Do të hyni në parlament?
Agron Duka: Po, me plotë gojën po. Nuk i gjëmoj më historisë, që u vodhën… I rri shumë korrekt bindjeve të mia. Kam takuar edhe Bashën, i kam thënë nuk të gjëmoj në bojkot, nëse do të bëjë bojkot. Pasi bie bilbili, pasi bëhen votimet, unë them ta gëzojnë. Nuk them se nuk ka patur raste, por nuk kanë qenë determinante vjedhjet./tpz.al